Përgatitja dhe distribucioni i ushqimeve

Globe Professional është gjithashtu një ofrues i zgjidhjes për paisjet e gatimit dhe shpërndarjes të ushqimit në mjediset spitalore. Repartet spitalore shpesh ndodhen larg nga kuzhina, e cila shton ngarkesën logjistike dhe rrit rrezikun e vonesave në mes të gatimit, shërbimit, ofrimit dhe konsumit.

Partnerizimi me ekspertizën tonë të rrjedhës së punës do ju ndihmojë në proceset e planifikimit për të shmangur vonesa të tilla në fushat kryesore funksionale siç janë ruajtja, ftohja dhe shërbimi i ushqimit.

Nje zgjidhje e shpejtë përfshin:

Horizontal Cooking XP line.
Furrat Electrolux air-o-steam Touchline, secila me 40 tabaka për të dhënë një total prej 800 menu për turn.

Për higjienën e plotë pa mikrobe dhe pa kompromise

Spitalet dhe klinikat kanë rregulla shumë të rrepta të higjienës që përfshin trajtimin dhe pastrimin në lavanderi të peshqirëve, carcafeve dhe veshjeve të stafit.

Nevoja e higjienës

  • Zgjidhjet profesionale të rrobave që plotësojnë edhe kërkesen më të rreptë të të gjitha kërkesave strikte për sa I perket izolimit sanitar.
  • Electrolux është lider global në zgjidhjet e lavenderse me më shumë se 500 instalime çdo vit.
  • Karakteristika inteligjente, të tilla si sistemi unik i informacionit Certus Management ™ për kontrollin dhe gjurmueshmërinë maksimale në të gjitha proçeset e rrobave.
  • Përmirësimin në efikasitet dhe produktivitet falë shumë ngarkesave të lara në ditë.
  • Përsosmëri shërbimi: Rrjeti më i gjerë në botë për instalim, pjesë këmbimi dhe mirëmbajtje.

Kontakto me nje Ekspert