Rreth Nesh

Kompania nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, ajo u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend.

Në vitin 2007 hapet Qendra “Globe home expert” me vendndodhje në Rrugën e “Kavajës” me një sipërfaqe totale 2000 m² duke paraqitur një imazh të ri në fushën e teknologjisë, në shërbimin cilësor dhe kualifikimin e duhur të një stafi profesional.

Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me markat ndërkombëtare , Globe ofron zgjidhje me produkte profesionale për çdo nevojë tuajën duke filluar nga zgjidhjet për Hoteleritë, Restorantet, Lavanteritë etj.