Smart TV Professional ofron një përjetim të personalizuar e të pasur me informacion për vizitorët tuaj.

LYNK REACH 4.0 u lejon hoteleve të përdorin Kanalet e Videos së Mirëseardhjes për tu dhënë informacione të dobishme klientëve tuaj në një mënyrë më gjithëpërfshirëse

Duke përdorur ‘Smart Hub-in’, klientët tuaj mund të aksesojnë lehtësisht në aplikacionet e rrjeteve sociale, të shijojnë transmetimin e muzikës dhe të kenë mundësinë e shikimit të lajmeve përmes rrjetit IP të hotelit për përmbajtje televizive të zgjeruara bazuar në nevojat e tyre individuale.

Hotelet kanë kontrollin për të aktivizuar ose çaktivizuar aksesin e aplikacioneve duke ofruar kësisoj shërbime të diferencuara midis grupeve të klientëve të ndryshëm.

Përmes lidhjes të integruar me Bluetooth, ekranet e Samsung HE890U kthehen në një qendër argëtimi ‘all-in-one‘ dhe ofrojnë të njëjtën lehtësi me më pak nevojë për mirëmbajtje. Sapo të lidhet me pajisjet celulare të kientëve tuaj, ekrani HE890U kthehet në një lexues audio i kompletuar me një ekran të lehtë për t’u naviguar dhe altoparlantë të fuqishëm. Duke u lejuar mysafirëve ta përdorin shpejt dhe të dëgjojnë këngët dhe tingujt e tyre të preferuara, funksioni Bluetooth i HE890U shton një eksperiencë të diferencuar brenda dhomës, që ngjan me atë që mysafirët do të prisnin në shtëpinë e tyre.

Platforma LYNK REACH 4.0 e Samsung garanton që klientët të marrin vëmendje të personalizuar dhe përdorim të përshtatshëm në komoditetet dhe shërbimet e hotelit gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre. Gjatë rregjistrimit: Serveri LYNK REACH 4.0 përdor serverin privat të menaxhimit të hotelit (PMS) për të vlerësuar informacionin unik të mysafirëve dhe për t’i përshëndetur ato me mesazhe të personalizuara mikpritjeje.

Gjatë qëndrimit të mysafirëve: Menaxherët e hotelit mund të përdorin të dhënat e ruajtura në serverin LYNK REACH 4.0 për t’u dërguar klientëve mesazhe të personalizuara që lidhen me qëndrimin e tyre, duke filluar nga portalet e rezervimeve të restoranteve deri tek oraret e shërbimeve të ndryshme të hotelit.

Së bashku me shikimin e përmbajtjes së tyre të preferuar, klientët mund të përdorin ekranin për të komanduar ndriçimin, perdet dhe cilësimet e temperaturës së dhomës së tyre.

Platforma e fuqishme LYNK HMS e Samsung gjithashtu njofton operatorët e hotelit për probleme të mundshme të mirëmbajtjes, si edhe ofron informacion për numrin e mysafirëve dhe përdorimin e energjisë elektrike.