Zgjidhja MagicInfo (“Express”, “Server”) nga Samsung

Kapni audiencat me mesazhin efikas dixhital

Sinjalizimi dixhital po dëshmon vlerën e tij në mijëra ambiente ku angazhimi i përdoruesve dhe i klientëve është kritik për të ardhurat e cilitdo aktiviteti tregtar. Por për t’u siguruar që përdoruesit fundorë të mbesin tërësisht të tërhequr, të përfshirë dhe të angazhuar, keni nevojë për krijim përmbajtjesh dhe funksione menaxhimi që kanë rezistencën dhe shkathtësinë t’u përgjigjen kërkesave të aktivitetit tuaj.

Krijuar për të mbështetur linjën e produkteve të zgjidhjeve për ekrane nga “Samsung”, zgjidhja MagicInfo™ u përgjigjet nevojave të tilla dhe është pozicionuar tashmë në krye të zgjidhjeve të menaxhimit të sinjalizimit dixhital. Zgjidhja MagicInfo™ përbën një përzgjedhje softuerësh që u përshtaten nevojave të ndryshme për ambiente me përdorime të ndryshme ku do të donit të shfrytëzonit me efikasitet përmbajtjen tuaj dixhitale dhe të përftoni kthim maksimal të investimit. Qofshin këto ambiente korporative ku përdoren një gamë e tërë ekranesh, qofshin ndërmarrje të vogla që përpiqen të bien në sy, “Samsung” ka krijuar të njëjtën cilësi dhe siguri lidhjeje në të njëjtin nivel me përmbajtjet dinamike për të cilat janë krijuar këto zgjidhje të ekraneve.

Vendosni një model të menaxhimit evolucionar

2 zgjidhje diferencimi përfshihen nën ombrellën e zgjidhjes MagicInfo™, të cilat janë krijuar për të mbuluar një rreze të gjerë aplikacionesh.

“MagicInfo™ Express” (për menaxhim lokal)Një zgjidhje e njësuar, por shteruese për përdorim lokal. Duke pasur parasysh nevojat e pronarëve të bizneseve të vogla, “MagicInfo™ Express” i mban gjërat të lehta por efikase, duke ofruar mundësinë të krijohet, planifikohet dhe ekspozohet përmbajtja e biznesit në ekranet brenda dyqanit ose në çfarëdo që keni konfiguruar në ballinë të biznesit. Kapacitetet e softuerit vijnë në formë kompjuteri (Windows®/Mac®), tablete (Android™/iOS™) ose Smartphoni (Android/iOS), duke garantuar që zotëruesit dhe menaxherët të kenë një zgjidhje që përdoret më së miri, në tërësi dhe që mësohet lehtë.

“MagicInfo™ Server” (për menaxhim rrjeti)Zgjidhje shteruese për menaxhim të centralizuar. Kur duhen përdorur disa ekrane njëherësh dhe duhen njësuar përmbajtjet e secilit, “MagicInfo™ Server” mundëson një zgjidhje optimale, me bazë rrjeti për të sjellë gjithçka në një format të thjeshtuar. Ofrimi i përmbajtjeve dhe kontrolli i hardwarit mund të kryhet në vijim me lehtësi, që të mund të fokusoheni mbi çështje më urgjente.

Ndërfaqe e thjeshtë, moderne e njësuar

Prakticiteti i zgjidhjes MagicInfo™ është një arritje e gjithë platformës, që na ndihmon të minimizojmë shqetësimet apo shpërqendrimet, dhe garantojnë që detyrat tuaja të mbesin dinamike dhe biznesi produktiv. Ndërfaqja intuitive dhe praktike në përdorim është krijuar pikërisht me këto parime në mendje, që të mund të punoni pa u shqetësuar, në krijimin e përmbajtjeve dhe proceset e ofrimit të tyre në kompjuter, tableta ose celularë, pa u shpërqendruar. Duke shkuar një hap më tej, “Samsung” ka bërë të mundur që ndërfaqja të jetë e njëtrajtshme në të gjithë zgjidhjen, pavarësisht se me cilin funksion ju duhet të punoni.

Funksione të zgjeruara që mbështesin ekselencën e biznesit dhe të marketingut

Janë përfshirë funksione dhe përditësime të avancuara për të ndihmuar edhe më tej produktivitetin tuaj.

  • Datalink “Datalink” i mundëson SMART Signage nga “Samsung” të ketë përditësime të përmbajtjeve në kohë reale përmes përdorimit të burimeve të databazave në distancë. Ekrani juaj dixhital do të sigurohet për automatizim në masën maksimale të mundshme dhe për përmbajtje gjithnjë të sakta që përditësohen me përpjekje minimale, ndërsa informacioni i përpiktë, si p.sh. për motin dhe i natyrës financiare, ofrohet vazhdimisht nëpërmjet mbështetjes për buletinet RSS.
  • Matja e audiencës: Me instalimin e kamerës opsionale, ekrani juaj mund të përdoret për të vjelë të dhënat e njohjes së klientëve sipas moshës dhe gjinisë, duke e bërë matjen e audiencës një realitet të detajuar dhe gjithëpërfshirës

TCO

Krijuar me patentë për përdorim me zgjidhjet e ekraneve “Samsung”, zgjidhja MagicInfo™ nuk kërkon modifikime apo personalizime, dhe mundëson një ofrim të shpejtë dhe stabilizim të lehtë të të gjithë sistemit. Një funksion i fuqishëm planifikimi dhe menaxhimi menaxhon jo vetëm përmbajtjet por edhe ekranet, duke dhënë mundësi për fikjen dhe ndezjen e ekranit, për errësimin dhe konfigurimin sipas planifikimit, çka ndihmon klientët të kursejnë energji në sinjalizimin dixhital. Përdoruesit mund të zbatojnë përditësimet e fundit të firmuerit për secilin ekran me zgjidhjen MagicInfo™, që garanton që ekrani të mbetet i përditësuar dhe stabël.

Zgjidhja “MagicInfo™” nuk kërkon as instalim zgjidhjesh të reja apo shtesë për funksione specifike si p.sh. integrim databazash apo matje të audiencës. Në konfigurimin standart, zgjidhja “MagicInfo™” ofron të gjitha funksionet thelbësore për të cilat kanë nevojë bizneset dhe mund të aktualizojë shërbimin duke shtuar funksione profesionale që vijnë të optimizuara për të.

※Mohim i përgjegjësisë “Mac” dhe “iOS” janë marka tregtare të “Apple Inc.”, të regjistruara në SHBA dhe në shtete të tjera. “Android” është markë tregtare e “Google Inc.”. “Windows” është markë tregtare ose markë e regjistruar e “Microsoft Corporation” në SHBA dhe/ose shtete të tjera.

Kontakto me nje Ekspert