Me studentët duke u bërë gjithnjë e më shumë të ambientuar dixhitalisht për shkak të pranisë së gjerë të teknologjive të reja, të tilla si tableta, kompjuterat dhe smartphone, lektorët kanë mundësi mjaft të mira për të përdorur këto pajisje për të promovuar angazhimin dhe ruajtjen e diskutimeve të zhvilluar në klasë. Për të siguruar një kalim të suksesshëm në leksionet dixhitale, mjediset zhvilluese të të mësuarit kërkojnë platforma të hapura dhe fleksibël që e bëjnë adoptimin më të lehtë në mësimdhënie.
Samsung SMART Signage Solutions
MagicIWB I2
Bëni një hap më shumë në dhënien e leksioneve ne shkollat tuaja falë Samsung MagicIWB I2 Software
Duke komunikuar pa problem me pajisjet inteligjente dhe duke përdorur mjete bashkëpunuese, programi i menaxhimit të përmbajtjes MagicIWB (Interactive White Board) i Samsung për SMART Signage IWB të Samsung u lejon studentëve, mësuesve dhe administratorëve të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga një përvojë më dinamike e të mësuarit. Duke shfaqur një ekran interaktiv me prekje, MagicIWB jep përmbajtje cilësore shumë të lexueshme, të plotë me definicion të lartë (FHD) që rrit mësimdhënien dhe lartëson eksperiencën e mësimin. Për të akomoduar ambiente të ndryshme të përdorimit, softwear i fuqishëm MagicIWB i Samsung vjen në dy shërbime të ndryshme: MagicIWB I2 për arsim, dhe MagicIWB S2 për biznesin dhe institucionet qeveritare. Me programin MagicIWB I2, përdoruesit mund të promovojnë diskutime bashkëpunuese, përfshirëse dhe efektive me një kosto totale më të ulët dhe me më pak kompleksitete.
MagicIWB I2 është i ndërtuar për të përmbushur kërkesat në rritje të mjediseve arsimore, software i përmirësuar i MagicIWB I2 i Samsung është një zgjidhje e lehtë për t’u ambientuar, i ndërthurur me efikasitetin, komoditetin dhe fleksibilitetin duke ndërtuar një paketë të thjeshtuar. Programet e përparuara të software, jo vetëm që fuqizojnë lektorët me komandë të drejtpërdrejtë të klasave që shpjegojnë, por gjithashtu u japin mundësi studentëve të përjetojnë komunikim në kohë reale. Ekranet IWB të Samsung me MagicIWB I2 lidhen drejtpërdrejt me pajisjet e lektorëve përmes menaxherit të software-it MagicIWB. Së bashku me mjetet e optimizuara për shperndarjen e dokumentacioneve apo prezantimeve, një nga tiparet e programit është edhe aftësia e menaxhuesit të programit për të krijimit një ambienti interaktiv midis përdoruesve.
Për shembull, MagicIWB lejon mësuesit të shkëpusin studentët nga rrjeti nëse është e nevojshme në rastin që studenti po ndikon në vëmendjen e grupit. Për më tepër, Agjenti i softuerit MagicIWB lidh PC-të dhe paisjen e studentëve në ekranet IWB të Samsung. Përmes një ndërfaqe të lehtë për t’u përdorur, MagicIWB Agent ua lehtëson studentëve bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në diskutime. Kjo mësimdhënje me qendër studentin, përshpejton dhe thellon të kuptuarit dhe arritjet e studentit gjatë leksionit, duke siguruar gjithashtu që lektorët mund të vlerësojnë vazhdimisht ruajtjen e njohurive. Si rezultat, MagicIWB I2 nxit bashkëveprimin e pashembullt student-mësues dhe efikasitetin operacional për të arritur nivele të reja të të mësuarit.
*MagicIWB I2 is compatible with all DBE, DHE, DME, DME-BR and DME-BM Series IWB models. However, users must connect the software solution either through a Plug-in Module or an additional PC, after purchasing a license to access the software.
Hiq kufijtë e të mësuarit përmes Streamlined Content Access
Softueri për shperndarjen e njohurive MagicIWB I2 i Samsung është projektuar posaçërisht për diskutime të orientuara drejt të mësuarit, duke drejtuar ndërveprime më të efektshme duke hequr pengesat e përbashkëta për bashkëveprimin e studentëve dhe mësuesve. Përputhshmëria e pajisjeve dhe mjetet specifike të arsimit frymëzojnë shkëmbimin dhe bashkëpunimin e hapur midis studentëve dhe mësuesve, si dhe rrisin efikasitetin në dhënien e udhëzimeve nga këta të fundit.
Frymëzoni bashkëpunimin dhe bashkëveprimin në klasë përmes menaxhimit në kohë reale të përmbajtjes mësimore.
MagicIWB I2 rrit cilësinë e prezantimit dhe rezonancën përmes përfshirjes së veçorive për përdorim më të lehtë, përmbajtjes vizuale interaktive dhe aftësive të azhornimit në kohë reale.